Udhëheqësit e instaluar nga Moska në katër rajone të Ukrainës që Rusia pretendon se i ka aneksuar, përsëritën mbështetjen e tyre për presidentin rus Vladimir Putin të shtunën, ndërsa ai përballet me kundërshtimin e shefit të Wagner, Prigozhin. "E vetmja zgjidhje e vërtetë për të arritur fitoren tonë është mbështetja për Komandantit Suprem të Përgjithshëm, Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin," tha Denis Pushilin, kreu i të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut në një deklaratë në Telegram. Krerët e të ashtuquajturës Republika Popullore e Luhanskut, si dhe rajonet e Zaporizhzhia dhe Kherson, shprehën mbështetje të ngjashme për Putinin. Pushilin tha se kjo "fazë e vështirë për Rusinë" ishte "veçanërisht e dhimbshme" për të, duke pasur parasysh rolin e Wagnerit në kapjen e "Artemivsk", emri i Bakhmutit të epokës sovjetike, në Ukrainën lindore.