Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, shefat e komisariateve dhe të sektorëve në varësi të kësaj drejtorie. Policia njofton se qëllimi i takimit ishte marrja e masave për rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve.