Bërthama e brendshme e tokës mund të jetë ndalur e ndoshta edhe mund të fillojë rrotullimin në krah të kundërt – sugjeron një studim i ri. Toka formohet nga korja, manteli dhe bërthama e brendshme dhe e jashtme. Bërthama e brendshme është e ngurtë dhe ndodhet 5 mijë kilometra nën koren e tokës. Ajo është e ndarë nga manteli gjysmë i ngurtë nga bërthama e jashtme, që është e lëngshme dhe që lejon bërthamën e brendshme të rrotullohet me shpejtësi të ndryshme nga rrotullimi i vetë tokës.