Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni mësohet se është shtruar të dielën në një prej spitaleve të Milanos. Mediat italiane shkruajnë se 85-vjeçari ka kryer kontrollet paraprake mjekësore, por mediat nuk kanë zbuluar ende shkakun shëndetësor nga i cili vuan. “Kavalieri” kishte hedhur kandidaturën për president të Italisë, por mësohet se u tërhoq nga gara dy orë përpara zgjedhjeve.