Pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës dhe largimit të serbëve nga institucionet vendore, Ministria e Jashtme gjermane ka reaguar dhe ka kërkuar zgjidhjen përfundimtare të problemeve nëpërmjet dialogut Serbi-Kosovë. "Jemi shumë të shqetësuar për përshkallëzimin e situatës", tha zëvendës-zëdhënësja e ministrisë së Jashtme gjermane, Andrea Sasse.