Kryetari i Partisë Për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Sali Berisha, lidhur me një aleancë të mundshme me partinë e drejtuar prej tij. Sipas Idrizit, PDIU ka marrë vendim për të hyrë e vetme në zgjedhje, teksa thekson se asnjëra palë nga PD nuk e ka ftuar. Bazuar në ndryshimet e fundit Kushtetuese për heqjen e koalicioneve, PDIU ka marrë vendimin që të dalë e vetme në zgjedhje. Theksojmë që PDIU nuk është kontaktuar asnjë herë, nga asnjë nga dy palët e PD-së, për të kërkuar bashkëpunimin e saj.