“Revoltë dhe vetëm revoltë. Kemi arritur disa objektiva, jemi në kilometrin e fundit, prapë e them. Asgjë në botë nuk do mund të ndalë marshin tonë.” Sali Berisha kërkon mobilizim të plotë për protestën kombëtare të 10 shkurtit. Nga selia blu, ku u takua me qytetarë dhe deputetë të degëve 1 dhe 3, Berisha bëri thirrje për ripërtërirje të strukturave, duke u ndarë përfundimisht nga ata që ndryshuan kahun dhe u shpërblyen me poste në administratë.