“Të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptarë! Sonte ne presim vitin e ri 2026! Ndaj dhe unë nga zemra ju uroj, kudo që ndodheni, në votrat familjare, në lokale, në udhëtime, në Shqipëri, në botë, në institucionet e vuajtjes së dënimit, në spitale, Gëzuar vitin e ri 2026.”, tha kreu i PD, Sali Berisha në mesazhin e tij.