Kryetari I Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar mbështetje për pedagogët në protestat e tyre për rritje page. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Bersisha mohoi se partia e tij qëndron pas protestës kombëtare të pedagogëve më datë 20, duke theksuar se PD ka agjendën e saj të protestave që po përgatitet ndërkohë. Ndër të tjera, ish-Kryeministri Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka penguar procesin e gradimit shkencor tëpedagogëve.