Lideri i Rithemelimit, Sali Berisha vijon turin e tij elektoral në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, teksa të shtunën zgjodhi të mbajë një takim online me komunitetin shqiptar në Londër. Në fjalën drejtaur atyre, Berisha konfirmoi akuzat ndaj trupës diplomatike në Shqipëri, se janë blerë nga Edi Rama, me qëllimin e vetëm, shkatërrimin e opozitës shqiptare.