Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 17 dhjetor në orën 10:00 seancën mbi shqyrtimin e kërkesës së avokatëve të kreut të PD Sali Berisha për shfuqizimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje të dhënë nga GJKKO, Apeli i Posaçëm dhe Gjykata e Lartë. Ende nuk është caktuar se kush do të jetë gjyqtari relator, i cili do të shqyrtojë mbi bazë dokumentash këtë kërkesë.