“Ishte një incident i sajuar nga Sali Berisha për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare”, kështu e konsideroi atë që ndodhi mes tij dhe deputetit Bledjon Nallbati, deputeti socialist Vullnet Sinaj. Gjatë një prononcimi për mediet pranë kryesisë së Kuvendit, Sinaj u shpreh se personalisht nuk do ta denonconte Nallbatin, por se do të respektonte vendimet e grupit të PS.