Sali Berisha vijon turin e tij elektoral, në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, teksa mbrëmjen e të hënës u ndal në Belsh, ku prezantoi kandidatin për kryetar të Bashkisë, Bedri Qypi. Kreu i Rithemelimit tha se qeveria Rama po ndjek politika armiqësore ndaj shqiptarëve dhe se duhet larguar sa më shpejt, për të ndalur shpopullimin e vendit