Lideri i Rithemelimit, Sali Berisha vijoi turin e tij elektoral në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, teksa këtë të hënë u ndal në qytetin e Sarandës. Ai prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ardit Çikuli, duke shprehur bindjen se është një mundësi e shkëlqyer për të drejtuar bashkinë e Sarandës. Ish-kryeministri vuri në shënjestër edhe kundërshtarin e tij politik, Edi Ramën, teksa tha se po e bën fushatën e tij, duke përsëritur vetëm 4 fjali.