Ndërsa trupi gjykues pritej të vendoste për izolimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha thirri në një takim të rinjtë e FRPD në selinë blu, ndërsa në seancë paraqiti dy avokatët e tij. Nga selia e PD, Berisha u shpreh se Rama është diktatori i dytë, i cili pasoi Enver Hoxhën dhe që ka marrë në dorë çdo pushtet. Ish-kryeministri tha se të gjithë janë dëshmitarë për procesin e privatizimit të kompleksit “Partizan”, ku sipas tij nuk ka asnjë fakt dhe asnjë dokument që ky i fundit ka hedhur firmë.