Kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk do të paraqitet, të paktën jo vullnetarisht në gjykatën e posaçme në seancën e verifikimit të masës së sigurisë të detyrimit të paraqitjes dhe moslargimit nga vendi. Ish-Kryeministri tha se ky ishte një qëndrim parimor, pasi vendimi i gjykatës, sipas tij shkel Kushtetutën e vendit. Berisha shprehu gatishmërinë që të paraqitet në gjykatë sapo të kalojë kërkesa për autorizim në Kuvend.