Ish-kryeministri Sali Berisha ngriti akuza se biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar gjatë operacionit “Metamorfoza” për lidhje me krimin, donte të emëronte kreun e Prokurorisë Anti-Korrupsion. Sipas Berishës, transkriptimet e dosjes ‘Metamorfoza’ tregojnë se strategjia e Edi Ramës mund të përmblidhet me frazën ‘hëngshin kokën e njëri- tjetrit’.