Prokuroria e Posaçme kishte thirrur këtë të premte në orën 10:00, ish Kryeministrin Sali Berisha për ta marrë në pyetje në lidhje me dosjen hetimore të 21 janarit. Por, kreu i Partisë Demokratike nuk u paraqit në SPAK. Të enjten, Berisha deklaroi në konferencën për shtyp se nuk do të refuzojë të paraqitej në prokurori sa herë që ajo ta thërrasë, por shtoi se për 21 janarin nuk kishte marrë ende zyrtarisht fletë-thirrjen.