Përzgjedhja e një emri për president të Republikës është çështja që zien tashmë në të dy kampet politike. Negociatorët e maxhorancës janë përzgjedhur, por Partia Demokratike ende nuk po vepron. Kjo për shkak, se ka ngërçin e saj që lidhet me emrin zyrtar që do përfaqësohet në takimet për këtë çështje. Ish-kryeministri Berisha, pas një mbledhjeje për afro dy orë me Komisionin e Rithemelimit në selinë e Partisë Demokratike iu përgjigj interesimit të gazetarëve, duke shpalosur për herë të parë një kusht për kryeministrin Rama.