Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin nga shqyrtimi i dosjes i gjyqtares Irena Gjoka, ndaj të cilët ish-kryeministri ka ngritur një padi në SPAK për shpërdorim detyre me akuzën e shkeljes së kodit të procedurës penale dhe të Kushtetutës. Kërkesa për përjashtimin e Gjokës u mor në shqyrtim nga gjyqtarja, Flora Hajredinaj. Vendimi zhbllokon hallkën e mbajtjes së seancës për vleftësimin e masës së sigurisë, e parashikuar fillimisht në orën 10 të paradites së të enjtes.