Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, e cila garoi në parlamentaret e 11 majit në listën e sigurt të Partisë Demokratike, do e vijojë e vetme jetën parlamentare. E pyetur nga Top News për arsyet që e çuan drejt deklarimit jashtë grupeve parlamentare, Mesila Doda shprehet se në asnjë moment nuk është konsultuar për konfigurimet e grupeve, por do të jetë në krahun e opozitës në kauzat që do të ndërmerren në parlament. “Unë jam deputete e opozitës dhe PDIU-së. Nuk jam konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar. Do vazhdoj të mbaj kauzat e opozitës dhe të PDIU-së.” – shprehet deputetja Mesila Doda për Top News.