Sali Berisha në mbyllje te protestës u ndal ne selinë e Partisë Demokratike ku akuzoi kryeministrin Rama se kërkoi përleshje me protestuesit. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë, të cilët në mënyrë absolute me të gjithë dokumentacionin, nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje me urdhër të Edi Ramës. U kërkoj komisariateve t’i lirojnë menjëherë, të mos zbatojnë asnjë urdhër që vjen në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Nuk mundet kurrë një popull me asgjë. Berisha tha se misioni do te vazhdojë deri në rrëzimin e qeverisë. Kjo ishte protesta e dytë kombëtare e PD që kërkon largimin e kryeministrit Rama, qeveri teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme.