Partia Demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri Sali BErisha, vijon betejën me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Nisur nga vendimi I KAS për regjistrimin e PD të drejtuar nga kryetari I komanduar Enkelejd Alibeaj në zgjedhjet e 14 majit, Berisha ka ankimuar këtë vendim në Kolegjin Zgjedhor. Është ky ankimim, I cili kërkon shfuqizimin jo vetëm të vendimit të KAS, por edhe vendimeve zinxhirë të marra nga KQZ dhe Komisioneri Ilirjan Celibashi, që ndiqnin atë.