Për Sali Berishën, çështja e Belinda Ballukut nuk mund të mbyllet pasi tashmë është bërë ndërkombëtare. Kreu demokrat akuzoi kryeministrin Rama se po e mbron me çdo kusht ish numrin dy të qeverisë, që tashmë ka vetëm funksionin e deputetes pas vendimit të GJKKO që e pezulloi nga detyra. E vërteta është se çështja Balluku nuk mbyllet kurrë dhe se çështja Balluku është vetëm çështja Rama dhe ajo mbyllet. Vetëm me largimin e Edi Ramës. Çështja Balluk është bërë një çështje ndërkombëtare dhe Edi Rama nuk mund ta mbyllë atë me një grusht hajdutsh në parlamentin e tij. Edi Rama vetë demaskoi veten në këtë çështje dhe dëshmoi se ai është autori i të gjitha veprave penale të Lubi Ballukut.