Pasi Athina ashpërsoi qëndrimin e saj për hapjen e kapitujve të parë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama po bllokon negociatat. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri nuk lejohet të betohet, sepse ai nuk mbështet mafien të pushtojë tokat në qytetin jugor.