Sali Berisha lexoi në konferencën e radhës për shtyp një mesazh, që sipas tij, ministri i Jashtëm Igli Hasani i ka dërguar misionit ndërkombëtar vëzhgues të zgjedhjeve të 11 majit. Berisha vlerëson se mesazhi është kërcënues ndaj ndërkombëtarëve, mbron atë që ai e konsideron farsë elektorale dhe legjitimon përdorimin masiv të administratës shtetërore dhe të 1.25 miliardë eurove me vendime qeverie.