Berisha: “11 Maji është dita e ndryshimit, dita e fitores. E Librazhdit madhështor, Elbasanit madhështor, Shqipërisë madhështore. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.” Vizionin që 11 maji të shënojë ditën e rikthimit të tij në pushtet, Berisha e shpalosi në Librazhd paralelisht me pretendimet për minimin e votës së lirë dhe cënimin e integritetit elektoral. Pretendime, të cilat gjetën përkrahje edhe nga partitë simotra europiane në Spanjë, ku i pranishëm ishte dhe vetë kryedemokrati.