Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi këtë të shtunë një takim me të përndjekurit politikë, duke kërkuar prej tyre që të hartojnë vetë programin për këtë shtresë e më pas ta sjellin në PD që të bëhet plan qeverisjeje. Berisha pranoi se plani i mëhershëm për dëmshpërblimin e kësaj shtrese ka kaluar, e për këtë duhet një plan i ri. Duke u ndalur tek qeveria, ai akuzoi kreun e saj Edi Rama, se po lufton kundër interesave të shqiptarëve, duke theksuar se ka rikthyer ligjet e komunizmit.