Partia Demokratike festoi 34-vjetorin e themelimit të saj, më e bashkuar se një vit më parë, ndonëse tashmë nga ajo kanë dalë 2 forca politike si Mundësia e Agron Shehajt dhe Djathtas 1912. Në fjalën e tij kreu i PD, Sali Berisha, kërkoi daljen në një fron të përbashkët të të gjithë opozitarëve për të rrëzuar qeverinë Rama.