“Sali Berisha nuk ka marrë vulën e Partisë Demokratike. Unë e kam thënë prej kohësh, që Sali Berisha është vetë vula e PD.” Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duartrokiti vendimin e Gjykatës së Apelit që la në fuqi vendimin e shkallës së parë i cili i kalonte vulën e Partisë Demokratike, ish kryeministrit Sali Berisha. Sipas Metës, ky vendim riktheu vulën tek demokratët.