I shpallur tashmë armik nga Sali Berisha, kreu i qeverisë Edi Rama, e injoroi totalisht protestën e thirrur nga rivali i tij demokrat në 7 Korrik. Në po të njëjtin orar kur mijëra përkrahës të Berishës, mbushën sheshin përballë zyrës së Ramës, ky i fundit ndodhej kilometra larg, në një inspektim në Bypassin e përfunduar të Vlorës.