Ndërkohë që prej dy javësh Partia Socialiste ka nisur angazhimin në terren me turin ‘Punët e Shqipërisë’, kryedemokrati Sali Berisha mblodhi këtë të hënë Kolegjin e Kolegjin e Kryetarëve dhe koordinatorët e qarqeve, ku bëri thirrje për mobilizim të përditshëm të opozitës. Në fjalën e tij ai ngriti shqetësime për situatën politike në vend duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama. ‘Një fjalë thotë, uji fle, hasmi nuk fle. Ne duhet të themi, uji fle, opozita nuk fle. Se po fjeti, e merr lumi. Pavarësisht nga paralajmërimet e hapura ndërkombëtare që mori dhe të përsëritura, që mori, ai përdori 83 mandatet e krimit për të, për t'i mbyllur dyert institucionit të akuzës për qeveritarët dhe afër tij dhe familjarët e tij.’