Pas deklaratave në distancë për bashkëpunim në opozitë, në kuadër të zgjedhjeve lokale, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim të paparalajmëruar në selinë e Partisë Demokratike, ku është pritur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Mësohet se në takimin që ka nisur rreth orës 09:30 dhe zgjati rreth 40 minuta Ilir Meta shoqërohej nga deputeti Petrit Vasili, ndërsa në fotot që janë mundur të sigurohet, Meta është përcjellë nga ish-kryeministri Berisha deri tek dera e selisë.