Ish-kryeministri Sali Berisha mori pjesë në një tryezë të organizuar nga Departamenti i Sigurisë në PD, ku hodhi një lum akuzash ndaj mazhorancës socialiste. Sipas Berishës, 10-vjeçari i fundit është periudhë e nxirjes së uniformës së policisë dhe kriminalizimit të saj, përçka paralajmëroi se do të sjellë reformimin e saj dhe brenda 16 muajsh do të godasë të gjitha bandat kriminale në vend e rajon.