Ish-Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët përmes Facebook. Në këtë dalje, Berisha nxorri një shkresë, që sipas tij, është prova që e ka shkarkuar gjyqtaren e posaccme, Irena Gjoka. Ai tha se Gjoka mban edhe mbiemrin Maneku dhe se ka gënjyer Ministrinë e Drejtësisë duke deklaruar se nuk është ajo gjyqtarja me masë disiplinore me mbiemër Maneku.