Ish kryeministri Sali Berisha, ka ‘dënuar’ vrasjen e 62-vjeçarit, Ramiz Muçollari nga forcat speciale RENEA në fshatin Qesarakë të Maliqit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha tha se ekzekutimi i personit me probleme me shëndetin mendor duhej të shmangej.