Mbrojtësi i Nicë, Youcef Atal u dënua me 7 ndeshje pezullim nga drejtuesit e Ligue 1 për një postim të bërë në rrjetet sociale për luftën mes Izraelit dhe Hamasit. Ishte një vendim ky që pritej, por tani u bë zyrtare. Ndëshkimi nga ana e Ligue 1 ndaj Atal pasoi atë të marrë nga vetë klubi i Nice javën e kaluar me klubin që e pezulloi mbrojtësin deri në një urdhër të dytë, me Atal që kishte thënë se kërkoi ndjesë për pozicionin e shfaqur prej tij.