Top News / Bëri komente fyese për presidentin / Adoleshenti dënohet me burg në Uzbekistan
12/11/2023 14:21

Një 19-vjeçar është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim nga një gjykatë rajonale në Samarkand të Uzbekistanit, i akuzuar për koment fyes ndaj presidentit të vendit, Shavkat Mirziyoev, në rrjetet sociale. Dilshod Iskandarov u akuzua se e kishte fyer presidentin duke komentuar në një video të familjes presidenciale - anëtarë të së cilës zënë pozita politike dhe biznesore me ndikim apo fitimprurëse në regjimin klanor - të postuar në rrjetin social Instagram. Ai u dënua më 26 tetor për "fyerje apo përgojim të presidentit në publik".Iskandarov është më i fundit nga së paku tre uzbekë që janë dënuar në vitin e fundit në bazë të klauzolës penale për fyerje apo përgojim të presidentit. Ai thuhet ta ketë fshirë komentin në Instagram pasi ishte paralajmëruar nga të afërmit e vet për rrezikun e mundshëm. Mirziyoev e fitoi një mandat të ri shtatëvjeçar në zgjedhjet e pasfiduara në korrik. Në gusht, Mirziyoev, e emëroi vajzën e vet, Saida Mirziyoev, si sekretare të presidentit. Saida, 38 vjeçe, u bë personi i dytë në administratën presidenciale pas babait të vet Shavkat Mirziyoev. Pozita e saj si sekretare është e barabartë me pozitën e shefit të administratës së presidencës. Emërimi i të afërmeve në pozita shtetërore me ndikim është gjë e zakonshme në vendet autoritare të Azisë Qendrore. Në Turkmenistan, presidenti Serdar Berdymukhammedov e pasoi babanë e vet, Gurbanguly Berdymukhammedov.

Top News – Gjarpri në tren, pasagjerët të tmerruar/ Video e ankthit, njerëzit ikin ‘nga sytë këmbët’
02/02 13:56
Top News – Droni rus godet autobusin e minatorëve/15 viktima në Ukrainë, 65 km larg vijës së frontit
02/02 13:03
Top News – Luftë me Rusinë brenda 2 vitesh / Gjermania përgatitet, edhe dy batalione në Lituani
02/02 12:26
Top News – A do ta marrë Trumpi arin gjerman!? 1236 ton në SHBA, shqetësime për sigurinë e rezervës
02/02 12:23
Top News – ‘NEW START’ edhe tre ditë jetë / Traktati bërthamor po skadon, Rusia lëshon alarmin
02/02 12:11
Top Channel/ Epstein ishte spiun rus? The Telegraph: Lidhje me Putinin dhe agjentë të Kremlinit!
02/02 12:11
Top Channel/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë, mediat: Izraeli kërkon sulm ndaj Iranit!
02/02 12:10
Top Channel/ Gjermania kthen sytë nga India: Treg “gjigand” për makinat, mundësi “e artë” për ne!
02/02 12:09
Top Channel/ Raund i ri bisedimesh trepalëshe me Rusinë e SHBA, Zelensky: Shumë varet nga SHBA-ja!
02/02 12:08
Top News – Irani i kthehet diplomacisë me SHBA / Do të evitojë një sulm të mundshëm amerikan
02/02 12:08
Top News – Izraeli hap ‘portën’ e Gazës / Kalim me kufizime në pikën kufitare me Egjiptin
02/02 12:04
Top News – Ajatollahu kërcënon Trump. ‘Lufta ndaj nesh djeg gjithë Lindjen e Mesme’
02/02 10:53
Top Channel/ SHBA-Iran, Trump: Po bisedojmë…/ “Diskutime serioze, e kuptojnë se çfarë i pret”
01/02 15:37
Top News – Gjithë Lindja e Mesme do digjet! Irani paralajmëron SHBA-në me konflikt rajonal
01/02 15:02
Top News – Rihapet ‘porta’ për në Gaza…Kalimi kufitar i Rafahut u mbyll për dy vjet
01/02 15:00
Top Channel/ Anglezët: “Epstein” vepër e rusëve/ “The Daily Mail”: Gjithçka e organizuar nga ish-KGB
01/02 14:50
Top News – ‘Mund t’i kesh të dyja, nuk jam posesiv’ / Miroslav Lajçak në dosjen ‘Epstein’, dorëhiqet
01/02 14:41
Top News – Autobusi del nga autostrada, 8 viktima / Aksident tragjik në Turqi, edhe 26 të lënduar
01/02 14:35
Top News- Trendi ‘i pluskimit’ mbi akull/‘Det emocionesh’, moskovitët zbulojnë formë të re relaksimi
01/02 14:18
Top News -‘Lirohet’ 5-vjeçari i arrestuar nga ICE / Gjykata vs Trump: Shkel Deklaratën e Pavarësisë
01/02 13:36
DIGITALB DIGITALB