Bashkia e Beratit udhëheqë listën e bashkive që kanë përfituar më shumë investime në forma donacionesh nga ndërkombëtarët me 16 projekte të zbatuara deri më datë 9 shkurt të këtij viti. Projektet përfshijnë nga ndërhyrjet në Kala në lagjen historike të qytetit. Projektet shtrihen në një gamë të gjëra, që nga infrastruktura, promovimi i bukurive, kulturës dhe historisë së qytetit, deri te nxitja e bizneseve vendore e barazia.