Ish ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj dha një shpjegim publik për dorëheqjen nga detyra pas caktimit të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ nga Gjykata e Posaçme, ku ndër të tjera shfaq edhe rezerva për disa aspekte të vendimit. Ilir Beqaj rrëfen gjithë momentin e komunikimit të masës së sigurisë nga oficerët e SPAK dhe BKH, kur thotë se vendimi i gjyqtarit Erjon Bani është ekzekutuar pas kthimit të tij nga një udhëtim pune jashtë vendit.