Serbia mund të jetë përfituesja më e madhe ekonomike e luftës në Ukrainë, pasi po kthehet në parasjë për bizneset ruse që duan t’i shpëtojnë sanksioneve perëndimore. Gati 300 biznesmenë nga Rusia hapën kompani në Beograd, që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt. Agjencia për Regjistrimet e Biznesit (APR) konfirmoi për portalin Euracvtiv se edhe firmat ruse po rrision investimet në vend, duke qënë se Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Firmat e sapothemeluara ruse janë regjistruar për operacione programimi, shitje të paspecifikuara me pakicë, konsulencë dhe menaxhim biznesi dhe këshillim IT.