Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka akuzuar të hënën Serbinë se ka kërcënuar serbët në Veri të Kosovës të mos votojnë në zgjedhjet lokale. Ajo është takuar me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radonici duke deklaruar se institucionet e Kosovës kanë treguar se grupet kriminale të dirigjuara nga Serbia nuk mund të diktojnë proceset kushtetuese e ligjore në Kosovë. Por pavarësisht mbajtjes së procesit zgjedhor, ajo deklaroi se shumë qytetarë serbë u kërcënuan dhe u shtantazhuan që të mos marrin pjesë në zgjedhjet që u mbajtën dje në katër komunat veriore.