Top News – Beograd, zyra e Kosovës: Asociacioni të krijohet menjëherë
16/10/2020 15:28

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet “menjëherë” me kompetencat që i parasheh Marrëveshja e Brukselit. Në një takim me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak, Petkovic tha se me formimin e Asociacionit “testohet jo vetëm vullneti i Prishtinës për t’i zgjidhur problemet me dialog, por edhe aftësia e BE-së, si ndërmjetësuese e dialogut, për të garantuar zbatimin e marrëveshjeve”, njofton Zyra për Kosovën në Beograd. Duke vlerësuar se Asociacioni synon “të mbrojë pozicionin dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë”, Petkovic tha se “Beogradi, në interes të të gjithë rajonit, dëshiron ta vazhdojë dialogun dhe t’i zgjidhë çështjet e hapura me mjete paqësore”. Ai tha se edhe nga Prishtina duhet të kërkohet kredibilitet. Lajcak e nisi vizitën në Serbi të enjten me një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçic. Lajcak tha se për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë ka pasur pajtim dhe se ai duhet të realizohet. Formimi i Asociacionit është paraparë me një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkuar në Bruksel, në vitin 2013. Dy vjet më vonë, dy vendet kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Gjykata, megjithatë ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës. Para vizitës në Beograd, Lajcak qëndroi dy ditë edhe në Kosovë, ku tha se Asociacioni do të formohet pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve. Lajcak: Kosova të jetë gati për kompromis; formimi i Asociacionit, pas nënshkrimit të marrëveshjesKryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përsëritur në disa raste se Asociacioni është temë që nuk hapet më, por pas takimit me Lajcakun ka thënë se “Asociacioni nuk do të themelohet pa u arritur marrëveshja finale”.

Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
DIGITALB DIGITALB