Papa i dorëhequr Benedikti XVI është shumë i sëmurë dhe lajmin e ka konfirmuar pasardhësi i tij Papa Françesku. Ky i fundit u kërkoi besimtarëve katolikë, në fund të një meshe në Vatikan, që të bënin ”një lutje të veçantë për Benediktin 95-vjeçar”.”Ai është shumë i sëmurë dhe lutjuni Zotit ta ngushëllojë dhe ta mbështesë në këtë dëshmi dashurie për Kishën, deri në fund”, tha papa Françesku.