Zv.Kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar nga avokatja dhe motra e saj, Pamela Qirko. Balluku mbërriti pak minuta pas orës 15:00 për t’iu përgjigjur thirrjes së prokurorit, Dritan Prençi. Nuk dihet çështja për të cilën është thirrur Zv.Kryeministrja, ndërsa ndaj saj në SPAK ka disa kallëzime kryesisht me akuzat e korrupsionit me tenderat.
 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						