Fredi Beleri rikthehet në Tiranë, ku është planifikuar të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama si eurodeputet i delegacionit të Bashkimit Europian për stabilizim asocimin. Mes 13 anëtarëve të këtij delegacioni janë dy shqiptarë, Adnan Dibrani që vjen si përfaqësues i Suedisë dhe Fredi Beleri, i cili zëvendësoi Manolis Kefalogiannis, pasi doli nga burgu në Shqipëri ku vuajti dënimin për korrupsion zgjedhor.