Kryeministri Edi Rama deklaroi se qëndrimi i PS-së ka qenë, është dhe do të mbetet i njëjtë për çështjen e kryerbashkiakut të Himarës Fredi Beleri. Në një konferencë me gazetarët, Rama tha se qeveria nuk ndërhyn në çështjet e sistemit të drejtësisë si dhe nuk i komenton vendimet e tyre. Rama më tej u zotua se për aq kohë sa ai të jetë kryeministër nuk do të ushtrohet presion mbi drejtësinë.