Një akt të paprecedenttë që do të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe! Kështu e ka cilësuar Athina Zyrtare vendimin e gjykatës së vlorës, për të lënë në burg kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, që akuzohet për blerje votash. Gjykata e vlorës mori vendimin një ditë pasi Beleri u arrestua për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe tani dosja ka kaluar për gjykim në SPAK. Ndërsa vetë Beleri është transportuar për në qelitë e paraburgimit në Tiranë.