Ndonëse zyrtarë të lartë grekë vijojnë thirrjet për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fred Beleri, Greqia duket se pak nga pak po pranon ta lërë këtë të fundit në dorën e drejtësisë. Edhe pse këtë të premte ministri i Brendshëm grek Yannis Oikonomou vizitoi Belerin në paraburgimin e Durrësit, Greqia duket se ka gati planin B, nëse ky i fundit do të shpallet fajtor dhe do të dënohet.