Përmes një analize të gjatë, gazeta greke Kathimerini ka cekur sërish ngërçin mes Tiranës dhe Athinës në lidhje me Fredi Belerin, paralajmëron pasojat në rrugën e integrimit në BE të Shqipërisë dhe rrugët e zgjidhjes së këtij ngërçi. Analiza me autor Stavros Tzimas rreket të zbërthejë nyjen gordiane të krizës, gjithmonë me pretendimin e palës greke se Beleri po mbahet padrejtësisht në qeli për të mos e lejuar betimin e tij.